Shërbimet që ne ofrojmë për okulistët

Hoya ka një gamë të gjerë të mjeteve ndihmëse, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh, në mënyrë që të ndihmojë okulistët të plotësojnë nevojat që kanë. Hoya u mundëson partnerëve të tyre mjete në mënyrë që të shtojnë eksperiencën në dyqan, shërbime për optimizim të proçesit si dhe suport në trajnime.

Eksperienca në dyqan

visuReal

Sistemi i qëndërzimit video visuReal mundëson një matje të saktë e cila garanton një qendërzim perfekt të lenteve të shikimit. visuReal zgjeron më tepër shërbimin për klientët tuaj. Falë teknologjisë së përdorur, ai automatikisht dhe shumë shpejt përcakton të gjithë parametrat e rëndësishëm që nevojiten për të prodhuar një palë lente të shikimit. Rezultati? Klientë të kënaqur dhe besnikë.

visuReal Portable

Bazuar në sistemin e mirënjohur video të matjes, visuReal, aplikacioni visuReal portativ ju lejon të bëni matje të sakta kudo ku jeni. Theksoni imazhin tuaj të teknologjisë së lartë dhe dalloni nga turma.

Hoya Vision Consultant

Hoya Vision Consultant ju mbështet juv gjatë proçesit të drejtimit të klientit tuaj nga momentin e marrjes së të dhënave të recetës deri në porositjen finale të produktit. Imazhet dhe shpjegimet e qarta ndihmojnë për ti shpjeguar mangësitë e shikimit të klientit, ndërkohë që krahasimi i opsioneve të ndryshme u jep atyre mundësinë të zgjedhin dizajnin, materialin dhe veshjen më të mirë. Një mënyrë fantastike për të angazhuar klientët tuaj dhe për ti treguar atyre cilësitë e opsioneve.

HVC Viewer

Ky është aplikacioni ynë i parë me një pamje interaktive të mënyrës se si mund të shihet nëpërmjet lenteve, duke ndihmuar në këtë mënyrë proçesin e konsultimit të klientëve. Kjo është një mënyrë e thjeshtë për të bërë që efektet vizuale të lenteve të ndryshme të kuptohen nga klienti para se të realizojë blerjen.

HVC Look

HVC Look, është një aplikacion i dizenjuar për iPad, që u jep mundësinë klientëve që të shohin në mënyrë direkte se si përshtatet skeleti i tyre dhe ses si nmrat e recetës ndikojnë në pamjen e tyre të jashtme. Ju mund të bëni një foto të klientit tuaj me një nga skeletet optike që keni në dyqan ose mund të përzgjidhni nga format e skeleteve që ofrohen në aplikacion. Nëpërmjet vendosjes së të dhënave të recetës dhe përzgjedhjes së materialit të dëshiruar, HVC Look do të simuloj dhe tregojë efektet në pamjen e jashtëme të klientit tuaj. Gjithashtu ato mund të shohin në kohë reale diferencën dhe të marrin vendimin e duhur kur janë duke blerë një skelet të ri optik.

Hoya iDentifier

Me aplikacionin e ri Hoya iDentifier, të gjithë elementët që mund të ndikojnë zgjedhjen e përshtatshme për distancat për larg, afër dhe të ndërmjetjme regjistrohen hap mbas hapi. Informacioni i regjistruar me visuReal, visuReal Portable, HoyaiLog dhe Hoya Vision Consultant do të plotësohen në mënyrë automatike. Porosia është e lehtë, duke qënë se i gjithë informacioni është e tranferueshëm një klikim. Për një shikim më të qartë dhe të stabilizuar kur është më i rëndësishëm.

Optimizimi i proçesit

HoyaiLog

HoyaiLog është sistemi i porosive online që përshtatet me ju. Asnjëherë më parë nuk ka qënë më e lehtë për të hedhur të dhënat dhe për të marrë një rezultat kaq inteligjent, bazuar në informacionin e hedhur. Ashtu sikurse shumë zhvillime të tjera, HoyaiLog përfshin të gjithë elementët e sukseshme të HoyaLog, si për shembull METS, Help dhe Track & Trace. Është i dizenjuar në një mënyrë të tillë që edhe nëse ju jeni një përdorues me eksperiencë i Hoyalog apo një përdorues i ri i sistemeve të porosive të Hoya's, ju do ta gjeni HoyaiLog mjaft të lehtë që në ditën e parë të përdorimit.

Hoya Tracer

Kombimi i Hoya Tracer me sistemin e ndihmës të ofruar në distancë, siguron saktësi maksimale gjatë të gjithë proçesit. Gjithashtu me sistemin METS (Minimum Edge Thickness System) i zhvilluar nga Hoya, ju mund të porosisni lentet më të holla me standartin më të lartë të cilësisë. Përdorni sensorët tanë 3D për të vizuar formën e skeletit. Ne do të bëjmë të mundur prerjen, kriimin e kanaleve dhe pastrimin e lntes duke ndjekur pikë për pikë udhëzimet tuaja. Me një skatësi maksimale, juve ju mbetet vetëm të vendosni lentet në skeletin optik.

HoyaiLink

HoyaiLog është sistemi i porosive online që përshtatet me ju. Asnjëherë më parë nuk ka qënë më e lehtë për të hedhur të dhënat dhe për të marrë një rezultat kaq inteligjent, bazuar në informacionin e hedhur. Ashtu sikurse shumë zhvillime të tjera, HoyaiLog përfshin të gjithë elementët e sukseshme të HoyaLog, si për shembull METS, Help dhe Track & Trace. Është i dizenjuar në një mënyrë të tillë që edhe nëse ju jeni një përdorues me eksperiencë i Hoyalog apo një përdorues i ri i sistemeve të porosive të Hoya's, ju do ta gjeni HoyaiLog mjaft të lehtë që në ditën e parë të përdorimit.

Marketingportal

Marketingportal është një portal web me një paketë të gjerë informacionesh, produktesh dhe shërbimesh për klientët Hoya. Dizenjuar për tju dhënë mbështetje, ju do të keni akses në një gamë të gjerë informacioni në lidhje me produktet, ofertat promocionale dhe materialet marketing. Kjo do tju ndihmojë të zhvilloni në mënyrë efiçente marketingun dhe biznesin tuaj.

Hoyanet App

Vetëm logohuni dhe të gjitha të dhënat e Hoyanet janë në duart tuaja. Duke fillua nga fitimi, statistikat e shitjes, gjurmimi i porosive tuaja deri në lajmet e fundit të Hoya. Rrini të përditësuar në çdo kohë, kudo që ndodheni.